Kthehen sërish në Shqipëri 51 azilantë

18:31 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Policia e Shtetit bën me dije se vijon punën për parandalimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Kufitare janë riatdhesuar 51 shqiptarë, të deportuar. Gjithashtu u është refuzuar dalja 35 shqiptarëve, pasi nuk përmbushnin kushtet për të lëvizur në zonën Shengen.

Për S.D., 57 vjeç, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale të “Braktisjes së fëmijës”, pasi në datën 13 janar 2018, ka udhëtuar nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë së bashku me djalin 17 vjeçar dhe është kthyer në Shqipëri një ditë më parë, pa të.

Policia e Shtetit deklaron se është e vendosur të respektojë legjislacionin kundër migracionit të parregullt.

“Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë, pasi në të kundërt do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.”, -thuhet në njoftimin e policisë./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme