Kthehen 157 shqiptarë nga BE

19:21 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Vijon kthimi nga vendet e BE-së, Franca dhe Gjermania, i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në këto vende për motive ekonomike dhe shëndetësore.
Policia e Shtetit bën me dije se brenda 24 orëve të fundit janë ulur në Rinas 3 chartera, me shqiptarë të kthyer nga Gjermania dhe Franca.

Riatdhesohen 157 shtetas, nga këta , 131 janë kthyer nga Gjermania, dhe 26 nga Franca.

Frontex në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Franceze dhe Gjermane ka organizuar tre fluturime me charter për të riatdhesuar 157 shtetas, nga këta, 131 janë kthyer nga Gjermania, dhe 26 nga Franca.

Policia e Shtetit sqaron se po bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha policitë partnere për të riatdhesuar të gjithë ata shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e BE-SË.

Masat shtesë të marra në fillim të muajit Gusht kanë sjellë një rënie të shqiptarëve që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë atyre që tentojnë apo përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme , të mos bien pre e mashtrimeve , të mos bëjnë shpenzime të kota, pasi shanset për azil në vendet e BE-së janë zero.

“Të gjithë ata shtetas që kërkojnë një shkollim më të mirë, që duan të gjejnë punë të ligjshme, kanë të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore për ti kërkuar në vendet e BE-së.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme