Ksamili, një destinacion i preferuar për muajin maj

13:08 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Kohëve të fundit shumë media të huaja po i japin rëndësi Shqipërisë si atraksion turistik, shkruan portali arbresh.info.

Tani në telegrafin e Britanisë, Ksamili është përshkruar si destinacion që duhet vizituar në muajin maj.

Ky fshat në dalje të Sarandës është futur në listën e 20 vendeve evropiane që duhet vizituar muajin e ardhshëm. Në këtë listë përfshihen plazhe nga Franca, Greqia e Spanja që janë shumë të njohura për vende të bukura e atraksione turistike.

“Shqipëria tregon anën më të mirë në këtë luginë të shijshme në fshatin Ksamil, nëntë milje në jug të qytetit turistik të Sarandës. Mund të notosh në tre ishuj pranë gjirit, të admirosh skajin e Korfuzit ose të dremitësh pas një mëngjesi në vendin romak të Butrintit”, thuhet në ueb faqen e telegraph.co.uk.

may-ksamil-beach-near-saranda-large

Kujtojmë se ditë më parë edhe mediat italiane bënin thirrje për të vizituar Shqipërinë si një destiacion të mrekullueshëm pushimesh verore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme