Google ADS

Mike apo rivale? Kryemadhi rrëfen marrëdhëniet me Linda Ramën

10:11 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rrëfyer për herë të parë në lidhje me marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Lindën.

Gjatë një interviste në “Debati në Chanel One”, Monika ka treguar se mes të dyjave ka një marrëdhënie normale, duke shtuar se ajo e vlerëson bashkëshorten e kryeministrit për punën dhe profesionin e saj.

“Unë kam marrëdhënie normale me Lindën. Përpara disa ditësh u përshëndeta me të. Unë e vlerësoj atë për profesionin e saj që ka.

E mirëkuptoj për pozicionin e vështirë që të jesh bashkëshortja e zotit Rama. Por në atë që ajo përfaqëson si individ unë e vlerësoj dhe e respektoj”, u shpreh Kryemadhi. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme