Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se në QSUNT është kryer një operacion tepër kompleks, por me sukses.
Rama ka thënë se ndërhyrja ëshë kryer tek një paciente 29-vjeçare me një malformacion kongenital të rrallë (meningocele lumbare), e cila vuante për shkak të problemeve të rënda në lëvizshmëri dhe ndjeshmëri.
“Falë kontributit të neurokirurgut, Prof. Kita Sallabanda, që pas një karriere të shkëlqyer në Spanjë ka nisur të kontribuojë edhe në atdhe pranë QSUT, në bashkëpunim me mjekët e talentuar të kompleksit tonë qendror spitalor, neurokirurgun Prof. Artur Xhumarin dhe kirurgun plastik-rikonstruktiv Prof. Nardi Kolën, operacioni i rrallë u realizua me sukses, duke i dhënë 29-vjeçares shansin e shumëpritur për një jetë më të mirë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/
Rrahmani ministër i mbrojtjes në skuadrën e Napolit, shkruaj...
Barduani e Scotti vizitojnë urën e Ibrit dhe Manastirin e De...
Hamza premton grante investive deri në 30 për qind për bizne...
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
OKB ngre alarmin/ Nevojiten 910 milionë dollarë për zgjidhje...
Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares ...