Kryetari i bashkisë së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që të mbledhë gjithë faktorin shqiptar në Ballkan dhe t’u sqarojë se çfarë është iniciativa “Ballkani i Hapur”, çfarë përfitojnë shqiptarët dhe çfarë roli do të kenë në rajon.
“Vetëm pas këtyre sqarimeve nga shteti amë, shqiptarët do të mund të ulen dinjitozë në tavolinë përballë partnerëve”, ka deklaruar Gjeloshaj, njëherësh edhe kryetari i Partisë Alternativa Shqiptare në Malin e Zi.
“Tani është koha që kryeministri Rama të ftojë politikanët shqiptarë që jetojnë në Ballkan dhe bashkërisht të shohim konceptin dhe nëse është ajo e ardhmja dhe e zhvillimit ekonomik të rajonit para të se hyjmë në BE”, deklaroi Gjeloshaj. /euronews.al
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë