Kryetari i radhës i OSBE-së, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg do të vizitojë Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nga 10 deri më 13 nëntor.
Ai do ta nisë vizitën në Bosnjë-Hercegovinë, më 10 nëntor. Gjatë vizitës së tij në vend, Kryetari i Radhës do të takohet me ministrin e Jashtëm, Elmedin Konakoviç, anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Kolegjiumin e të dy Dhomave të Parlamentit dhe Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto. Kryetari do të mbajë fjalën hyrëse në veprimtarinë për shënimin e 30-vjetorit të nënshkrimit të Kodit të Mirësjelljes së OSBE-së nga Bosnjë-Hercegovina për aspektet politiko-ushtarake të sigurisë. Ai, gjithashtu, takohet me organizatat e shoqërisë civile në Konjiç dhe do të vizitojë Misionin e OSBE-së në Bosnjë-Hercegovinë.
Më 12 nëntor, Borg do të vizitojë Malin e Zi, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviç. Gjatë vizitës së tij, ai do të vizitojë edhe Misionin e OSBE-së në Mal të Zi dhe do të takohet me organizatat e shoqërisë civile.
Pasdite, Borg do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Jashtëm, Timço Mucunski. Ai do të marrë pjesë edhe në takimin me Trojkën e OSBE-së, së bashku me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe atë të Finlandës. Gjatë udhëtimit të tij, Kryetari i Radhës Borg do të vizitojë, gjithashtu, Misionin e OSBE-së në Shkup dhe do të takohet me organizatat e shoqërisë civile.
Më 13 nëntor, ditën e fundit të vizitës së tij, Borg do të udhëtojë për në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani. Ai do të vizitojë, gjithashtu, Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe do të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
/ rtsh.al /
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...