Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se procesi i votimit është mbyllur ligjërisht, duke përjashtuar disa raste ku në disa qendra të votimit të pranishëm janë edhe disa qytetarë.
Ai në një konferencë për media ka deklaruar se i kanë pasë disa probleme në identifikimin elektronik në kuadër të pilot-projektit që është zhvilluar në kryeqytet.
“Të paktën nga informacionet e KQZ-së, ky proces u karakterizua nga qetësia dhe siguria. Nuk mund të shpëtonim nga disa episode dhe pretendime që palët i sjellin të aplifikuara. Por në përgjithësi ishte një proces votimi në përputhje me parashikimet e kodit. Ka qenë tension i madh në lidhje me ecurinë”.
“Identifikimi elektronik ishte procesi i vështirë, u realizuar në një kohë të shkurtër. Disa konkluzione mund t’i themi. Janë më pak se 200 QV në të cilat nuk është përdorur pajisja e ID, në disa nuk janë paraqitur operatorët dhe në disa të tjera për shkak të problematikave. Në vlerësimin tim ky proces konsiderohet procesi i plotë. Tani që procesi ka përfunduar shoh të nevojshme të sjell në vëmendje që komisionerët të përmbyllin edhe këtë fazë. Shpresoj që edhe këtë fazë dhe moment angazhimi ta qasim në përputhje me parashikimet e kodit. Me rëndësi që procesi të përcillet me qetësi”, ka thënë Celibashi./klankosova/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK