Kryetari i KQZ-së kërcënohet me jetë

13:14 | 5 Korrik 2019
A. B.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri është kërcënuar me jetë.

Pas mbledhjes së djeshme ku anëtarët e KQZ-së diskutuan mbi hapjen e kutive të 30 qershorit, mësohet se kreut të institucionit i janë bërë kërcënime serioze me jetë jo vetëm mbi personin e tij por edhe mbi pjesëtarët e familjes.

Për shkak të këtyre kërcënimeve, Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje kryetarin e KQZ-së duke i vënë në dispozicion një numër të lartë efektivësh në gadishmëri të cilët qëndrojnë në zyrën e tij.

E njëjta procedurë është bërë dhe për familjarët e Zgurit, të cilët ruhen nga forca të policisë së rendit.

Kujtojmë se Klement Zguri, i zgjedhur kryetar i KQZ-së pas marrëveshjes së majit 2017 mes Ramës e Bashës, ka qenë i vetmi anëtar i institucionit më të lartë zgjedhor, i cili është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor, me argumentin se dekreti i Presidentit e ka pamundësuar këtë datë./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme