Gjykata e Posaçme e Shqipërisë e ka dënuar të martën me dy vjet burgim kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, pasi e shpalli fajtor për blerje votash në zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Beleri, nga pakica greke, u arrestua më 12 maj të vitit 2023, dy ditë para se të mbahej votimi në zgjedhjet vendore për kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiake në Shqipëri.
Policia në atë kohë deklaroi se Beleri dhe tre bashkëpunëtorë të tij u arrestuan nën dyshimet se u kishin ofruar të holla personave të ndryshëm për të blerë vota.
Greqia i kishte bërë thirrje Shqipërisë ta ndalte procesin gjyqësore kundër Belerit, duke thënë se ai mund të ndikonte në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.
Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte theksuar se kjo ishte çështje e drejtësisë dhe jo e politikës.
Beleri i fitoi zgjedhjet, por nuk ka mundur të betohej si kryebashkiak derisa ndodhej në paraburgim, pasi Gjykata nuk e kishte pranuar kërkesën e tij.
Pas vendimit të shkallës së parë, Beleri ka drejtë që brenda 15 ditësh të ankohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar për Belerin dy vjet e gjashtë muaj burg. Ashtu si në çdo seancë edhe gjatë vendimit, procesi u ndoq nga përfaqësues të ambasadës greke, por dhe të medias greke dhe mbështetësve të tij.
Gjithashtu në seancë ishte i pranishëm edhe Vangjel Dule, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, parti që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri.
Avokati i Fredi Beleri tha për mediat se vendimi ishte politik, dhe se gjykata “veproi siç u porosit” nga kryeministri Edi Rama. Çështja Beleri ka qenë në qendër të një debate në distancë mes Shqipërisë dhe Greqisë./rel
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet