Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, zgjedhur nga PS-ja, Adriatik Zotkaj, ka rrahur në mes të qytetit një mësues së bashku me të birin. Kështu denoncon Sali Berisha.
Zotkaj i është drejtuar mësuesit me fjalët “pse më shikon kur kaloj rrugës apo ngaqë s’je me PS” dhe më pas e ka goditur.
Berisha e cilëson Zotkajn si kryebandit. “Ai ka rrahur mësuesin e nderuar Feim Hoxha se bashku me djalin e tij, po mesues. Policët nuk ndërhynë dhe nuk pranojnë të marrin padinë e të dhunuarve, vijon Berisha. “I bej thirrje prokuroise te vendose para ligjit keta kriminele me pushtet”, apeloi ai.
Adriatik Zotkaj është njëri prej kryetarëve të bashkive që hetohet nga prokuroria në kuadër të ligjit të dekriminalizmit dhe pritet që të shkojë kërkesa në KQZ për t’i hequr mandatin. Gjithashtu edhe i vëllai është në proces gjyqësor për trafik droge.
Denoncimet që kanë mbërritur te Berisha:
1.Pershendetje Zoti Berisha , nje ngjarje e shemtuar dhe alarmante ka ndodhur sot ne Polican , Kryetari bashkise Adriatik Zotkaj ka rrahur nje mesues ,Feim Hoxhen se bashku me djalin e tij , ska as dy ore qe ndodhi , arsyeja kryetari i thote pse me shikon kur kaloje rruges apo ngaqe sje me Ps, e bene gjak dhe ate dhe djalin, policia su duk fare po fare , ngaqe dhe policat dhe banoret e ketuj qyteti kane frike , jua thashe ju kete lajm qe te ngrini zerin , se ndryshe policia nuk derhyn , gjynah , Ju lutem po denoncuat mos ma nxirrni emrin , kam familjen ketu dhe une jam dhe femer , ka ndaluar policine qe te shkoje qe te pyesi pse e rrahen , pse ndodhi sherri , madje do e kercenijne qe te mos beje denoncim , gjynah shume gjynah babe e bir i bene gjak , Aman vetem emrin ju lutem mos ma nxirrni . ”
2. “Mirmbrema Zoti Berisha.Sot ne oren 17 ne qender te qytetit te Policanit kryetari i bashkis Adriatik zotka bashke me te vellain qe e ka ne arest shtepie per drog rrahu barbarisht nje mesues shembullor bashke me te birin qe edhe ai ishte mesues por qe sot e pushuan nga puna .Ju lutem ta denanconi ,se ky bandit ska limit. Per kete arsye edhe numri im te mbetet anonim. Ju faleminderit Emri i mesuesit eshte Feim Hoxha”
3.“Prsh desha te denoncoj nji akt kriminal te kryebashkiakut adriatik zotkaj polican. Sot me banden e tij rahu ne mes sheshit tomori nji mesus te respektuar moshatare fehim hoxha nuk eshte akti pare i kryebashkiakut per dhun ndaj qytetarve eshte bere i terbuar tani qe i ka dal edhe emri qe ligji dekekriminalizimit e shpall fajtor per shum vepra kriminale. Bes zemer me ju zoti shpetoft shqiperin nga keta kriminel”.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...