Një delegacion prej tetë kryetarësh të bashkive të tetë qyteteve të Shqipërisë, kanë vizituar të premten Mitrovicën, me ç’rast janë pritur nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.
Bahtiri i njoftoi kryetarët e bashkive të Kukësit, Pogradecit, Lezhës, Përmetit, Kamzës, Burrelit, Matit dhe Selenicës, me gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë.
“Në katër vitet e kaluara kemi qenë të angazhuar maksimalisht në stabilizimin e plotë të gjendjes politike e të sigurisë, ku edhe kemi arritur sukses. Në fund të mandatit të kaluar dhe tani në fikus të angazhimeve tona është zhvillimi ekonomik i komunës, ku edhe kemi arritur rezultate. Në Frashër po ndërtohet Zona industriale ku do të vendosen 300 biznese, disa prej të cilave kanë mbaruar objektet,kurse të tjerat janë në ndërtim e sipër. Kur kësaj t’i shtojmë edhe zgjidhjen e problemeve të Trepçës së shpejti, atëherë mund të themi se Mitrovicës po i kthehet perspektiva e zhvillimit ekonomik”,tha kryetari Bahtiri.
Ndërsa kryetarët e bashkive të qyteteve të Shqipërisë që ishin në takim me kryetarin Bahtiri, kanë shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë dhe binjakëzohen me Komunën e Mitrovicës.
Kryetarët e bashkive, të shoqëruar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, pas takimit shëtitën deri tek ura kryesore mbi lumin Ibër dhe nëpër sheshet e qendrës së qytetit.
Në fund ata vizituan edhe objektin e ri të ndërtuar për sport e rekreacion-OMNI-sport dhe Fabrikën e kërpudhave në Gushafc./Telegrafi
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem