Arben Ristani nuk ja doli gjatë negocimit mes Astrit Patozit dhe Lulzim Bashës. Kryesia është mbledhur pak pas orës 19:00 për të miratuar kandidatët.
Kryesia ka shqyrtuar kërkesën e Astrit Patozit, mbështetur nga Eduard Selami për shtyrjen e zgjedhjeve. Kërkesa nuk është pranuar.
Gjatë ditës, Astrit Patozi hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës. Ai tha se nuk janë plotësuar kërkesat për një garë të barabartë në këto zgjedhje.
Vetë Lulzim Basha nuk merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë, pasi siç ka deklaruar ka dorëzuar tek dy nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë funksionet e tij.
Në këtë mbledhje të Kryesisë do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët dhe ngritja e komisionit zgjedhor për këtë garë.
Edi Paloka ka deklaruar se Astrit Patozi nuk konsiderohet kandidat deri më tani, pasi nuk ka paraqitur asnjë dokument, përveç deklaratave publike që ka bërë. Gjithashtu, Paloka ka propozuar që në garën për kreun e PD të përfshihen dy nga tetë kandidatët, Lulzim Basha dhe Eduard Selami.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut