Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e premte në orën 17:00, ku ndër temat e tjera pritet të diskutohet edhe për presidentin e ri të Shqipërisë.
Pas dështimit të 3 raundeve të para për mungesë të kandidaturave, tashmë pritet mbajtja e raundit të katërt për presidentin e ri, i cili mund të zgjidhet me 71 vota.
Në mbledhjen e kryesisë së PS-së të ditës së premte pritet të dalë të paktën një emër për kandidat për president. Ndërkohë, burime për A2 CNN bëjnë me dije se të shtunën do të mbahet raundi i katërt ku do të zgjidhet edhe presidenti i ri.
Pas djegies së raundit të tretë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh se edhe pse mazhoranca tashmë i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, PS është e gatshme për dialog me opozitën. Megjithatë, deri sot nuk ka asnjë hap nga palët./A2Cnn
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...