Partia Socialiste do të ketë një kryesi të re, e cila do të përballojë edhe zgjedhjet parlamentare të 2025. Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi të dielën anëtarët e rinj të Kryesisë. Për zgjedhjen e kryesisë së re votuan 350 anëtarëve të Asamblesë. Përbërja e re e Kryesisë u bë e ditur nga Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS.
Për 10 vende vakante në Kryesinë e PS-së garuan 14 emra, mes të cilëve edhe Vangjel Tavo, kryebashkiaku i Himarës, si dhe ministrat Igli Hasani dhe Pirro Vëngu. Në garë u përfshinë edhe deputetët Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduart Shalsi dhe Toni Gogu.
Në përfundim të votimit 5 emrat e grave që u votuan ishin:
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Kurse nga 5 anëtarët e tjerë të kryesisë do të jenë
Arben Pëllumbi
Erion Brace
Eduart Shalsi
Igli Hasani
Toni Gogu
Klosi, gjatë deklaratës për mediat tha se është konformuar edhe Sekretariati
Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri, Sekretar i Organizmit të Zgjedhjeve
Evis Kushi, Sekretare e Gruas
Milva Ikonomi, Sekretare për Programin
Romina Kuko, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Roi Bashaj, Sekretar për Rininë
/rtsh.al/
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...