Kryesia e PD-së miraton emrat e 61 kandidatëve në primare për 18 bashki

22:57 | 18 Nëntor 2022
E.H

Janë zbuluar emrat e 61 kandidatëve për 18 bashki në primaret e Partisë Demokratike.

Bashkë me kandidatët e 26 bashkive që kryesia i miratoi 3 ditë më parë, shkon në 44 numri total i bashkive ku janë certifikuar kandidatët që do të garojnë në primaret e Partisë Demokratike.

Me vendimin e të premtes të kryesisë shkon në 143 numri i kandidatëve që do të garojnë në primare.

Sakaq mbeten për t’u çertifikuar edhe rreth 70 kandidatura të tjera, pasi sipas asaj që deklaroi kryedemokrati Berisha janë rreth 200 kandidatë që kanë shprehur ambicien për të përfaqësuar opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit, shkruan euronews.al.

Data për zhvillimin e primareve do të jetë 4 dhjetori, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar data kur do të zhvillohet balotazhi në ato bashki ku asnjë prej kandidatëve nuk do arrijë të marrë 51% të votave në raundin e parë.

Edhe në këto zgjedhje të 14 majit Partia Demokratike do të hyjë e përçarë.

Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, ndërsa negociatori i grupit të Berishës, Paloka tha se nuk ishte kusht njohja e Berishës kryetar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme