Partia Demokratike e sheh përgjegjësinë e humbjes në zgjedhje më shumë tek faktorët e jashtëm, sesa ata të brendshëm, duke i cilësuar masakër elektore zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Në analizën e prezantuar dhe miratuar në mbledhjen e kryesisë që zgjati afro 2 orë e gjysmë renditen 13 konkluzione, të cilat sipas Partisë Demokratike sollën humbjen e saj në këto zgjedhje.
Demokratët në këtë dokument i mëshojnë faktit se në zgjedhje Qeveria u angazhua në një operacion masiv dhe skemë sistematike në shkallë të gjerë të blerjes së votave, në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar, të cilat në shumë raste sipas demokrateve u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit.
Disa nga anëtarët e kryesisë kundërshtuan metodologjinë mbi bazën e të cilës është bërë analiza dhe mekanizmin që ka përcaktuar vendosjen e objektivit minimal për numrin e votave në çdo qark.
Këto dy elemente u bënë edhe shkak i diskutimeve që shoqëruan mbledhjen e kryesisë, ku në disa qarqe siç është ai i Tiranës, Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës në analize thuhet se nuk u arrit projeksioni minimal në mandate.
Por kjo nuk ishte e vetmja çështje që u kalua me diskutime. Shkak u bënë edhe 11 propozimet statutore të kreut të demokratëve Basha që kaluan në kryesi, e që do të kalojnë për votim në Kuvendin Kombëtar të së shtunës.
Fatbardh Kadilli ka kërkuar që propozimet e tij që u rrëzuan nga komisioni statutor të jenë pjesë e votimit në Kuvendin Kombëtar, qëndrim që e përforcoi edhe pas mbledhjes.
Sakaq Lulzim Basha propozoi rreth 600 emrat e anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar që do t’i përcillen për votim Kuvendit, ku në sy bie një rikonfirmim i anëtarëve aktualë të kryesisë dhe pothuajse të gjithë anëtarët aktualë të Këshillit Kombëtar, përfshi edhe Edit Harxhin. /Tv Klan
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...