Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku duhej të dilte këtë të martë përpara komisionit të vettingut, por në mungesë të saj, ajo përfaqësohet nga avokatja Lirime Çukaj.
E pavarësisht se vet nuk ka qenë e pranishme, ajo ka dërguar njerëzit e saj besnikë të monitorojnë procesin.
Në sallë ishin Alketa Zifla, Besnik Cami dhe zëdhënësi i saj.
Komisioni i Pavarur Kualifikues, me trupë gjykuese të përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu, pritet të vlerësojë aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës.
Kryesuesja e trupës së KPK-së, Suela Zhegu është shprehur gjatë seancës se Arta Marku i është nënshtruar procesit të vettingut me përparësi, sepse kandidon për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Më 9 janar, ajo ka depozituar dorëheqjen si kandidate anëtare për në KLP-në.
Sa i përket vlerësimit të pasurisë, ILDKPKI-ja ka dorëzuar raportin me konstatimin se deklarimi i Arta Markut është i saktë, duke mos kryer fshehje pasurie. Edhe hetimi i thelluar, sipas Zhegut konstatoi vërtetësinë e këtyre gjetjeve.
Kryeprokurorja e përkohshme Marku zotëron dy apartamente banimi në Shkodër, një prej 103 metrash katrorë me vlerë 5 mln lekë dhe një tjetër prej 66 metrash katrorë, ndërsa ka në proces legalizimi një shtesë prej 9 metrash katrorë.
Në lidhje me aftësitë profesionale, shtetasi A.P. është ankuar sepse Arta Marku ka kërkuar arrest me burg për të, për akuzën e drejtimit të parregullt të mjetit. KPK-ja, referuar edhe vendimeve të Gjykatës Europiane, duhej të arsyetonte se përse kërkoi këtë masë ekstreme si arresti me burg.
Pasi mori detyrën e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku ndërmori masa për disa komandime, duke pezulluar disa të tjera. Asaj iu bënë pyetje specifike për këtë mënyrë riorganizimi. Marku ka shpjeguar se nuk ka procedurë për personat që komandohen përkohësisht, e pavarësisht se i janë kërkuar shpjegime, ajo nuk ka paraqitur dokumente, por ka informuar se urdhri për komandimet është i bazuar në ligj.
Ndaj Arta Markut pati dy denoncime në KPK, por pas shpjegimeve dhe verifikimeve është konstatuar se hetimet e kryeprokurores ndaj dy shtetasve denoncues ishin të drejta.
Edhe sipas Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Marku rezulton e përshtatshme për detyrën e saj. Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme në Kuvend, në një seancë të pazakontë më 18 dhjetor të vitit të shkuar, pas 17 vitesh punë në sistemin e drejtësisë./top channel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...