Pavarësisht premtimit se Arta Marku do të qëndronte për pak kohë në krye të akuzës si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, zonja Marku ka hyrë në muajin e 6 të mbajtjes së detyrës që iu besua me 69 vota mes tensionit dhe tymit të Parlamentit.
Pikërisht ditën kur Adriatik Llallës i përfundoi mandati 5-vjeçar, Komisioni i Ligjeve çeli në datën 7 dhjetor procedurat për kandidatët për prokurorët të përgjithshëm. Në këtë mbledhje u tha se Prokurori i Përkohshëm do të ishte fare pak në detyrë, madje Vasilika Hysi parashikoi afatin e qëndrimit jo më shumë se një muaj.
Por, me gjithë këto deklarata dhe jo vetëm, zonja Marku ka ndërmend që ta mbajë gjatë drejtimin e akuzës përsa kohë ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk duket në horizont.
Por, tashmë kanë kaluar disa muaj dhe kandidatët që synojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ende nën vetting, çka do të thotë se shtyhet edhe koha e drejtimit të akuzës nga Arta Marku si kryeprokurore e përkohshme.
Top Channel i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku strategjinë që ajo ka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në përgjigjjen zyrtare, ndoshta për të treguar vullnetin për transparencë, Prokuroria e Përgjithshme na referoi tek faqja e internetit ku është publikuar strategjia e Arta Markut.
Por, pavarësisht përkohshmërisë që u deklarua me muaj, e vërteta është se kjo strategji ka afatin nga 2018 deri në 2020, ndërkohë që askush nuk ka deklaruar se kaq do të jetë edhe mandati i saj në këtë detyrë të përkohshme.
Dhe për ta vulosur këtë situatë, megjithëse Arta Marku ka kompetenca të kufizuara si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, edhe zyra e shtypit nuk e njeh me këtë status, por çdo vizitë të sajën e deklaron si takime të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme pa afat.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...