Google ADS

Kryeprokurori Llalla: Nuk mbaron me kaq, ka të tjerë deputetë me rekorde kriminale

14:08 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë analizës me organin e akuzës në qytetin e Fierit, deklaroi sot se ka informacione se mund të dalim emra të tjerë deputetësh me rekorde kriminale, të cilët rrezikojnë mandatin.

Pa dhënë emra konkretë, ai u shpreh se ka një numër të madh denoncimesh ndaj zyrtarëve për të cilët ka nisur hetimi në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Llalla theksoi, se emrat do të bëhen publik vetëm pasi të kenë përfunduar hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme deri më tani ka çuar në KQZ dhe po vazhdon hetimin, për 6 deputetë dhe 3 kryetarë bashkie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme