Duke bërë një përshkrim të vështirësive, por dhe të punës kolosale në këto 25 vite që ndodhet në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, kryepeshkopi Anastas ka deklaruar në një intervistë për televizionin grek “SKAI” se, pasardhësi i tij padyshim që do të jetë shqiptar.
“Kjo është mëse e qartë. Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit. E imagjinoni ne të kishim një gjë të tille, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.
Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk është me asnjë parti politike, nuk ngatërrohet përgjithësisht në politikën e vendit, por çdo ortodoks është një anëtar përgjegjës, një qytetar që duhet të ketë rol dhe pozicionim për problemet e ndryshme, ka thënë më tej ai.
Nuk duhet ta gjejmë fajin te të tjerët, por në radhë të parë te vetja, ka theksuar kreu i Kishës Autoqefale shqiptare, kur ka komentuar krizën që po kalon Greqia, ndërsa ka folur edhe për Islamin, duke shpjeguar se është një fenomen në zhvillim.
Problemi – ka thënë ai, – qëndron se shtetet perëndimore nuk janë marrë sistematikisht me të. Për më tepër janë treguar snobe ndaj Krishtërimit, duke lënë boshllëqe, nëpërmjet të cilave ka depërtuar Islami ekstrem.
“Islami nuk është një çështje e lehtë. E gjithashtu nuk kemi kuptuar se nuk eksizton një Islam i vetëm. Është mënyra sesi e përjetojnë Islamin disa, nën predikimet e fanatikëve ekstremistë dhe e shohim sot se çfarë po bëjnë. Dhe, siç e dini, interpretimet ekstreme janë shumë më të pranueshme nga populli i thjeshtë, sesa të ashtuquajturat interpretimet e sintetizuara dhe me tone më të ulëta”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.
Për sa i përket ngjarjeve në Himarë, ai ka theksuar se çështja e pronave në Shqipëri, në përgjithësi është tepër komplekse dhe ka vonesa gjyqësore, ashtu si dhe me pronat e kishës, por ka shtuar se çdo gjë duhet të zgjidhet me dialog dhe pozitivitet mes palëve./gazeta shqip/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...