Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme, më 5 qershor.
Burime për RTSH bëjnë të ditur se Meloni do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Vizita e kryeministres Meloni ndodh edhe në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri. Ende nuk janë zbardhur detaje të agjendës së kryeministres Meloni.
Ndërkaq vijojnë punimet për kampet e emigranteve që do të sistemohen në territorin shqiptar në Shëngjin e Gjadër për llogari të shtetit italian, pjesë e marrëveshjes për emigrantët firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë.
Pakti për emigrantët u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Rama dhe homologia Meloni, edhe duke u ratifikuar në parlamentin e të dyja vendeve. Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar, ku emigrantët që tentojnë të hyjnë në Itali do të sillen në Shqipëri, ku në Gjadër dhe në Shëngjin të Lezhës do të ngrihen strukturat akomoduese të tyre deri në pritje të miratimit të kërkesë për azil apo dëbimit të tyre në atdhe.
Kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrant dhe procesi i verifikimit dhe procedurat e përshpejtuara për azil nuk do të zgjasin më shumë se 28 ditë. Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...