Marrëveshja e arritur këtë muaj nga Italia me Shqipërinë për ndërtimin e qendrave për emigrantët që vijnë në breg nga deti mund të shërbejë si një plan për vendet e tjera të BE-së, tha të premten kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
“Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë”, tha Meloni përmes përkthyesit gjatë një vizite në Kroaci.
Në fillim të këtij muaji, Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama njoftuan një skemë të re që Italia të përpiqet të ulë numrin e emigrantëve duke ndërtuar dy qendra që fillimisht do të strehojnë rreth 3000 njerëz kur ato do të hapen në pranverën e 2024.
Plani u kritikua menjëherë nga ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut si ligjërisht i ndërlikuar dhe që kërkon procedura të gjata që mund të vendosin barrë të pajustifikuar për emigrantët.
Të mërkurën, komisionerja e BE-së për migracionin, Ylva Johanssontop, tha se marrëveshja italo-shqiptare për kampet e pritjes nuk shkelte ligjin e BE-së, i cili nuk ishte i zbatueshëm.
“Sa i përket marrëveshjes tonë me Shqipërinë, mendoj se është një marrëveshje shumë inovative dhe shumë e zgjuar, e pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë europianë”, u tha Meloni gazetarëve gjatë vizitës së saj në kryeqytetin kroat Zagreb./euronews.al
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...