Tragjedia që shkaktoi shembja e urës në Genova ka sjellë dhe reagimin në Twitter të Kryeministrit Rama.
Me një mesazh në italisht, Rama shkruan se tragjedia ka copëtuar zemrën e Shqipërisë.
“Tragjedia e Xhenovës ka thyer zemrën e Shqipërisë. Ndjekim me frikë orë pas ore bilancin e dhimbshëm të jetëve të humbura, si dhe përpjekjet e grupeve të shpëtimit. Në mesin e rrënojave kishte edhe dy shqiptarë që banonin në Itali, por për ne ishin të githë vëllezër e motra”.
https://twitter.com/ediramaal/status/1029696334566182912?
Ndërsa, ministri i Jashtëm Bushati veç dhimbjes për humbjen e jetës së Marjus Djerri dhe Admir Bokrina në këtë tragjedi, lajmëron se ambasada shqiptare në Itali është në gadishmëri të plotë dhe u ofron mbështetjen dhe ndihmën e shtetit shqiptar familjarëve të tyre./Tv Klan
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...