Kryeministri Rama publikon njoftimin e rëndësishëm për studentët

15:47 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka postuar një njoftim, i cili është publikuar nëpër Fakultete. Bëhet fjalë për një njoftim, ku thuhet se të gjithë studentët nga data 9 janar duhet të dorëzojnë dokumentacionin për të përfituar nga reduktimi i tarifës së shkollimit.

Sipas njoftimit, në datën 10 janar fillon dorëzimi i dokumentacionit për përfitimin e bursave.

Në komentin e kryeministrit referuar këtij njoftimi, Rama thotë se “studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë me pak”

Njoftimi i postuar nga Rama

Njoftohen të gjithë studentët se: Nga data 09.01.2019 fillon mbledhja e dokumentacionit pranë degës së shërbimeve për 3700 studentë përfitues të reduktimit të tarifës së shkollimit me 100% apo 50 % sipas kategorive të shtresave sociale paraprakisht në VKM-të e nxjerra në fund të dhjetorit 2018, ref.fletorja zyrtare 189. Vendime të miratuara 26.12.2018.

Gjithashtu, nga data 10.01.2019 fillon mbledhja e dokumentacionit për studentët që do përfitojnë trajtim financiar/bursa referuar VKM-të të nxjerra në fund të dhjetorit 2018 ref.fletorja zyrtare 189, Vendime të miratuara në 26.12.2018.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme