Kryeministri Rama publikon momentin kur Paloka e “njollosi” me ngjyrë

12:57 | 14 Shkurt 2019
A. B.

Seanca e sotme u kthye në një “arenë” bojë, Edi Rama vijon ofendimet ndaj deputetit të opozitës Edi Paloka.

Shpesh herë tallja që Rama i ka bërë të folurës së Palokës solli edhe reagimin e këtij të fundit.

Gjatë seancës ku ishte i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Rama vijoi talljet ndaj Palokës, ndërsa demokrati e qëlloi me bojë.

Por Rama nuk ndalet këtu, ai edhe në rrjetet sociale përmes një reagimi shkruan se opozita ka program bojën e “Palothës” (Palokës).

“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/250855782529187/?t=0

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme