Historia prekëse e mësueses nga Rrësheni që vuan nga kanceri dhe u ankua për mungesën e ilaçeve në një mbledhje të qeverisë në qarkun e Lezhës, është risjellë në kujtesë nga kryeministri Edi Rama.
Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë e ka nisur duke dhënë mesazhin se shembulli i mësueses nga Rrësheni tregon qartë për platformën e bashkëqeverisjes.
Pas ankesës publike, Rama përkrah mësueses nga Rrësheni duke iu përgjigjur thirrjes së saj për ndihmë. Ai ka qenë bashkë me mësuesen tek reparti i Onkologjikut, ku asaj iu mundësua trajtimi me ilaçin hereceptinë.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me këto dy pjesë të historisë së mësueses mirditore që vuan nga kanceri, ku mund të shihni se si funksionon bashkëqeverisja me qytetarët, kur nuk përtojnë të ankohen për hallet e tyre konkrete në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al apo në takimet publike të platformës, ju uroj një fundjavë të qetë./gazeta shqip
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155488324091523/
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...