Google ADS

Kryeministri Rama: Librat shkollor falas për fëmijët falë financimit të qeverisë

08:58 | 6 Shtator 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një lajm të rëndësishëm në lidhje me mbështetje financiare për arsimin, duke njoftuar se familjet në Shqipëri po përfitojnë libra shkollor falas për fëmijët e tyre.

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se kjo iniciativë është mundësuar falë financimit të qeverisë dhe ka për qëllim të lehtësojë ndihmën për prindërit dhe të sjellë gëzim për fëmijët para fillimit të vitit të ri shkollor.

“MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen e prindërve dhe gëzimin e fëmijëve që këto ditë të fundit para fillimit të vitit të ri shkollor po marrin librat falas, falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama./Arbresh.info

Të ngjashme