Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe naftëtarëve në Fier. Top Channel mëson se është arritur një marrëveshje mes palëve, ku parashikohet një pagë prej 40 mijë lekësh për 12 muaj.
Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë 870 naftëtarë. Ndërkohë 18 mijë lekë të tjera për çdo punonjës për një vit rresht do të paguhen sigurimet shëndetësore. Pra në total për çdo muaj, për një vit rresht, naftëtarët do të marrin nga 58 mijë lekë.
Kjo marrëveshje mes qeverisë dhe naftëtarëve erdhi pas ndërprerjes së grevës që naftëtarët kishin nisur prej ditësh, ku kërkonin pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë. Fillimisht ato nuk pranonin të uleshin për të biseduar me qeverinë, por pas thirrjeve të kryeministrit Rama për të ndërprerë grevën, u arrit një marrëveshje.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok