Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim senatorin amerikan John McCain, i cili zhvilloi sot vizitë zyrtare në Shqipëri.
“120 minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale për takimin që ka pasur me senatorin McCain.
Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, gjatë vizitës në Tiranë, u takua edhe me Presidentin Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha.
Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrimet ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?