I ndodhur në Vlorë, në një takim me studentët e Universitetit atje, kryeministri Rama hodhi poshtë zërat për falimentimin e linjës së parë ajrore shqiptare, “Air Albania”. Ndërsa në media ishin shtuar zërat se “Lasgushi” ishte kthyer në Stamboll, kryeministri Rama sqaroi se kjo kompani vijon aktivitetin.
“Është e nevojshme të kuptohet që projektet duan kohë, se kështu thoshin jo humbi lasgushi ,jo ik bashkë me të. “Air Albania” para se të nisë punën duhet të mbyllte prodecurat legale te autorizimeve. Është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare dhe për kohën që vjen do të merret çertifikimi i kompanisë, pastaj do të merret i gjithë dokumentacioni që lidhet me fluturimet ndërkombëtare. Kemi marrë një përrgjigjë pozitive”, sqaroi Rama.
Air Albania, e themeluar në maj të vitit të kaluar me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe Turkish Airlines. Turkish me 30 milionë dollarë dhe 49 përqind të kapitalit të Air Albania, vitin e kaluar më 31 gusht filloi fluturimet me fluturimin e parë.
Për rreth një muaj u ngritën në qiell drejt Stambollit studentë, pensionistë dhe grupe njerëzish nga shtresa të margjinalizuara me shpenzime të paguara nga taksapaguesit shqiptarë. Por pas atij momenti nuk nisën fluturimet normale.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%