Kryeministri i Shqipërisë flet për refuzimin e shitjes së Telekom Albania

23:55 | 9 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për herë të parë lidhur me interesimin e Telekomit Serb për blerjen e Telekom Abania, duke dhënë edhe arsyet e refuzimit.

“Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit të një kompanie private si Deutche Telekom që po tërhiqet nga tregjet e vogla, përcjell albinfo.ch.

Por, meqenëse bëhet fjalë për një sektor strategjik, qeverisë shqiptare i është kërkuar mendim dhe qëndrimi i saj është “shumë i thjeshtë dhe i qartë”: “Bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, ka theksuar Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme