Kryeministri i Luksemburgut sot në Tiranë

07:25 | 26 Gusht 2022
K.B

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ai do të pritet me ceremoni rasti nga kryeministri Edi Rama.

Sipas agjendës, në orën 09:30 do të zhvillohet ceremonia e pritjes përpara Kryeministrisë.

Ndërsa në orën 10:30 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme