Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin negociatat. Lajmi është përcjellë gjerësisht në media, përfshi dhe ato të huaja, teksa Franca ka vendosur vetin në takimin e kësaj të enjte në samitin e liderëve të BE-së.
Pas darkës së mbajtur mes liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian në Bruksel, ka folur mjaft qartë kryeministri i Holandës Mark Rutte.
Kreu i qeverisë së Holandës është shprehur qartësisht se për Shqipërinë JO-ja është e pastër.
“Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një “JO” e qartë. Në qoftë se shikon çfarë do të ndodhë nuk ka avancime ose ndryshime. Në qoftë se shikoni Maqedoninë e Veriut, ata janë në një pozicion më të mirë se Shqipëria. Kanë ndodhur shumë gjëra, por edhe aty ka shumë detyra për tu përmbushur.
Po gjykimi im është se, do të ketë një “JO” për të dyja vendet. Për Shqipërinë, parlamenti im ka dhënë një “JO” të qartë, me të cilën unë bie dakord. Për Maqedoninë e Veriut me pak eksplicite, por kanë ende shumë punë për të bërë”, – u shpreh para mediave kryeministri holandez.
Këtë të enjte Presidenti i Francës Macron ka mbajtur të palëkundur qëndrimin për moshapjen e negociatave mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Verdikti i Francës është mbështetur dhe nga vendet e ulëta dhe Danimarka, të cilat ndryshe nga Franca kanë patur një pozicion më elastik me Maqedoninë e Veriut, por dukshëm kanë qenë kundër hapjes së negociatave me vendin tonë./Express
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...