Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama ka rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”, shkroi Rama.
Por çfarë tha ai një ditë më parë në emisionin Real Story
Edi Rama: Nesër (sot) do t’i dërgoj Presidentit Meta dekretin për Sandër Lleshin me një relacion shterues për të. Besoj që pas 7 ditësh Presidenti Meta do të bindet për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, sepse nëse nuk ka asnjë axhendë personale, nuk ka asnjë motiv që ta refuzojë dekretin. Letra e Presidentit nuk ka pasur asnjë referencë Kushtetuese, por vetëm ka deklaruar se nuk kam bindjen për Sandër Lleshin.
Rama paralajmëroi se refuzimin e Metës për Sandër Lleshajn do ta depozitojë të hënën në Gjykatë Kushtetuese dhe përgjigja do të jepet kur të krijohet ky institucion në mënyrë që mos krijohet precedent.
Edi Rama: Refuzimin e dekretimit të Sandër Lleshit do ta depozitojmë të hënën në Kushtetuese. Kur të krijohet Kushtetuesja në pranverë do marrë vendimin e saj për të sqaruar Presidentët e ardhshëm.
Rama shtoi se deri të shtunën, kur bëri këtë ekstravagancë Kushtetuese, Meta ka qenë një President korrekt.
“Nuk e kemi votuar që të jetë një kukull e PS” tha kryeministri.
Duke folur rreth takimit me Metën, Rama tha se nuk ka pasur asnjë diskutim tjetër veç çështjes së mosdekretimit të Lleshit.
“Në 90 minuta bisedë, Presidenti nuk ka hapur asnjë bisedë tjetër me mua” tha Rama.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...