Google ADS

Kryeministri holandez vjen në Tiranë, Holanda pengoi dy herë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

01:09 | 10 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Sot vjen në Tiranë për një vizitë zyrtare kryeministri i Holandës Mark Rutte.

Top channel ka zbardhur axhendën e kryeministri holandez që do të qëndrojë në vendin tonë disa orë.

Mark Rutte do të pritet me një ceremoni zyrtare në kryeministri nga homologu i tij Edi Rama në orën 11 e 20 minuta. Më pas deri në orën 12 delegacionet dhe krerët e dy qeverive do të zhvillojnë një takim. Në orën 12 e 30 do të mbahet konferenca për shtyp e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Holandës.

Ndërkohë në orën 14.00 kreu i qeverisë holandeze do të zhvillojë dhe një vizitë në ambjentet e Piramidës që po ristrukturohet. Dy kryeministrit do të bisedojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Holanda ka qënë një ndër vendet më skeptikë për çeljen e negociateve të Shqipërisë më Bashkimin Europian. Dy herë ky shtet e ka refuzuar hapjen e negociatave, ndërsa herën e tretë kur dha dritën jeshile ishte Bullgaria që bllokoi gjithçka. Aktualisht nuk ka një datë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme