Google ADS

Kryeministri Haradinaj takon kreun e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçin

15:44 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar sot në Tiranë, është pritur nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Pas pritjes që i është bërë Haradinajt nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai ka vazhduar takimet me krerët e shtetit.

Në takimin me Ruçin nuk janë prononcuar për media.

Ndryshe kjo është vizita e parë që Haradinaj e ka bërë jashtë shteti.

Së bashku me kryeministrin janë edhe Behgjet Pacolli, ministri i punëve të jashtme, Bedri Hamza, ministri i Financave dhe Kujtim Gashi, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme