Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis udhëton këtë të enjte drejt Shqipërisë. Sipas axhendës, Mitsotakis do të vizitojë fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri, konkretisht në Himarë, Finiq dhe Dropull dhe ku do të takohet me qytetarë e drejtues të komuniteteve lidhur me problematikat dhe shqetësimet që ata kanë. Mitsotakis nuk kërkon të nxisë tensione, përkundrazi, kërkon t`u dërgojë mesazhin emigrantëve grekë, se Greqia është në krah të tyre.
Sipas mediave greke, bëhet me dije se do të jetë Kryeministri Rama ai që do të presë në Derviçan homologun grek, dy javë pas takimit që dyshja mbajti në Tiranë. Më herët kreu i qeverisë shqiptare ka qenë në Derviçan në kuadër të mobilizimit parazgjedhor për zgjedhjet bashkiake të 2023, prej nga ku shprehu përkrahjen e tij për minoritetin grek. Kryeministri i fundit grek që ka qenë në jug të Shqipërisë, ka qenë Konstantinos Mitsotakis në janar 1991 kur vizitoi Derviçanin.
Një ditë para vizitës së Mitsotakis në jug të vendit, sipas protothema.gr, Presidenti Bajram Begaj ka qenë në fshatrat ku banon minoriteti grek dhe ka kërkuar heqjen e flamurit të vendit fqinj, kërkesë kjo që nuk u pranua nga Kryebashkiaku i Finiqit.
Udhëtimi i Mitsotakis në Shqipëri, vjen një ditë pas vizitës së Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Ky i fundit u takua me homologen shqiptare, Olta Xhaçka, ku gjetja e konsensusit për dërgimin e çështjes së detit në Hagë, ishte kryefjala e diskutimit mes dyshes./rtsh.al
Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me ...
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të...
Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e fort...
Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për pr...
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...