Kryeministri grek: Ne do zgjerohemi 12 milje, pastaj do shkojmë me Shqipërinë në Hagë

23:13 | 25 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Ndryshe nga ç’flet dhe propagandon çdo ditë Edi Rama në Tiranë, në Athinë duket se e kanë marrë vendimin që të zgjerohen 12 milje në det.

Është vetë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ai i cili ka folur për herë të parë në parlament për të çështjen e kufijve detarë bashkë me Shqipërinë dhe dërgimin e saj në Hagë.

Por Mitsotaksi ka theksuar që në fillim se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon pasi kjo është një e drejtë e patjetërsueshme e saj, dhe as nuk diskutohet dhe as nuk kushtëzohet.

Sipas tij pasi të bëhet ky veprim atëherë çështja do të referohet në Hagë me Shqipërinë.

‘E drejta për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria e ND ishte e para që e ushtroi atë duke filluar nga Jon

Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë për të referuar çështjen e EEZ në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale’, – tha Mitsotakis./standard/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme