Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po zhvillon sot një vizitë në Shqipëri, ndërsa është përqendruar në minoritetet greke në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull.
Ai ka mbërritur me helikopter ushtarak në Himarë. Më pas është pritur nga banorë të zonës, ndërsa ka vizituar shkollën greke, “Omiron”.
I shoqëruar nga kreu i Omonias, Fredi Beleri, ai ka deklaruar se do të mbështesë pa kushte integrimin e Shqipërisë në BE dhe zgjidhjen e pensioneve në Greqi.
Ai tha se së shpejti do ndërtojë një shkollë të mesme greke në zonën e Himarës. Me flamuj grek në duar, banorët, të ardhur edhe nga fshatrat e Himarës kanë brohoritur në turmë.
Tashmë ai është nisur drejt Derviçanit, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Nuk dihet se cilat do të jenë temat që do të diskutohen./Top Channel/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...