Kryeministri Edi Rama premton rritje pagash për infermierët

19:18 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të enjte që qeveria do të përpiqet që të rrisë sërish pagat e infermierëve.

Rama e ka bërë deklaratën gjatë fgjalës së tij në Kongresin e parë Kombëtar të Infermierisë, ku është shprehur se pagat do të rriten brenda këtij viti.

“Sot do t’ju them që këtë vit do të bëjmë çmos që ta rrisim përsëri pagën tuaja. Dhe pse do të bëjmë çmos që ta rrisim? Për disa arsye, por ndër të cilat njëra është sepse shumica juaj janë gra. Sa më shumë të rrisim pagat e grave, aq më mirë shkojnë punët në llogari në familje.”-tha Rama./Express

ERTV Live?: Tiranë – Kongresi i Parë i Infermierëve të Shqipërisë

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 10. Mai 2018

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme