Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinj në qytetin e Vlorës.
Për kryetaren e LSI jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Shqipërinë shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 4 vite më parë. Gjatë një takimi të zhvilluar me të rinj dhe të reja në Vlorë Monika Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë më shumë taksa se ç’paguanin 4 vite më parë.
Duke folur për programin e LSI, Kryemadhi nënvizoi se pika më e fortë është se LSI e mban fjalën.
“Unë jam e bindur që jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Shqipërinë shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 4 vite më parë, paguajnë më shumë taksa se ç’paguanin 4 vite më parë, mbyllen më shumë biznese se ç’kanë qenë 4 vite më parë. Ndërkohë qe edhe mundësia e punësimit për të rinjtë dhe për të rejat çdo ditë dhe më shumë tkurret kur ndërkohë secili prej atyre që ka arritur diçka me forcën e vetë kërkon të largohet nga Shqipëria sepse hapësirat janë të pamundura. Sot në Vlorë jam e bindur që është shumë e vështirtë për të gjetur mjekë dhe infermierë sepse të gjithë po ikin drejt Gjermanisë. Ndërkohë që dëgjojmë vetëm batuta dhe barcaleta kur nuk ka një program, nuk ka një vizion, nuk ka një ide, nuk konkurrojnë dot me programin, nuk konkurrojnë dot me ide. Dhe ajo që është një nga pikat tona më të forta ne si LSI jo vetëm që mbajmë fjalën por iu qëndrojmë premtimeve tona. Unë do doja t’ja jepja fjalën zyshës e cila ka pranuar të jetë në listën e LSI për të marrë përsipër përgjegjësi. Është një sfidë shumë e madhe për një vajzë, për një grua dhe për një intelektuale. Unë kam një lloj energjie pozitive sepse për gratë sot është shumë e vështirë të përfshihesh në politikë”./TCH
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?