Kryemadhi zbulon çmimin e çizmeve: Nuk e meriton Rama ta godas me të shtrenjta

21:35 | 22 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zbuluar ditën e sotme çmimin e çizmeve me të cilat goditi kryeministrin Edi Rama në seancën paralamentare të së hënës.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Kryemadhi tha se çizmet kishin kushtuar 120 mijë lekë të vjetra.

Ato çizme kushtonin 120 mijë lekë të vjetra. Nuk e meriton Rama ta godas me të shtrenjta” tha ajo.

Kryemadhi gjatë seancës në Kuvend kur u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, goditi me këpucë në drejtim të kryeministrit Edi Rama./mapo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme