Monika Kryemadhi e cilësoi vrasjen e gjyqtares ditën e sotme, si aktin më të rëndë dhe katastrofik që mund t’i ndodhtë një vendi që pretendon të anëtarësohet në BE.
Ajo dënon sistemin e rëndë, që sipas saj ende dhunon gratë e pafajshme, dhe bën përgjegjës ata që lanë gjyqtaren Fildez Hafizi në dorën e bashkëshortit të saj, që edhe më parë kishte tentuar t’a vriste.
Sipas Kryetares së LSI-së, kjo situatë nuk zgjidhet në rrjete sociale apo emisione televizive, por me një veprim efikas të të gjitha institucioneve që lidhen direkt ose indirekt me ngjarje të tilla.
Statusi i plotë:
“Vrasja e paralajmeruar e nje nene, gruaje per me teper gjyqtare eshte akti me i rende dhe katastrofik qe mund ti ndodhe nje vendi qe pretendon te jete anetar i BE. Me revolten e nje nene, me forcen e nje gruaje qe ka perballuar shume veshtiresi ne jete dhe me kurajon e perfaqsimit te nje force politike si LSI, sot ngre zerin tim fuqishem kunder ketij sistemi qe ende dhunon grate e pafajshme. Te gjithe ne mbajme pergjegjesite tona per kete situate te rende, por me shume duhet te ndihen pergjegjes ata qe e lane nenen e dy femijeve ne doren e nje vrasesi qe disa here e kishte paralajmeruar aktin e tij te burracakerise. Policia, gjykata, shoqatat per mbrojtjen e te drejteva te grave, politika dhe e gjithe shoqeria shqiptare duhet te reagoje me force dhe efikasitet. Qarravitjet ne rrjetet sociale apo emisione televizive nuk mund ta zgjidhin kurre kete situate te renduar te krimit ne familje. Duhet qe cdo gje te nise nga vete ne”.
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje