Google ADS

Kryemadhi: Vota e krimit nuk mposht vullnetin e një populli

13:29 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se Rama shan e fyen median dhe prokurorinë për shkak të frikës.

Ajo thotë se votat e krimit nuk mund të mposhtin vullnetin e një populli që po qëveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit.
“Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyren e tij të komunikimit prokurorinë apo median. Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin.

Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrsesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit”, shkruan znj. Kryemadhi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme