Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi me anë të një videomesazhi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Vitit të Ri.
Kryemadhi është ndalur te fakti që 2020 nuk ka qenë fare një vit i lehtë për të gjithë shqiptarët për shkak të rritjes së papunësisë dhe çmimeve të larta.
Ajo ka uruar që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi.
Mesazhi i Kryemadhit:
Përshëndetje të gjithëve.
2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë.
Shumë shqiptarë po luftojnë për të mbijetuar.
Uroj me zemër të gjithë shqiptarët e mi që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi.
Kjo është arsyeja e angazhimit tonë, të rikthejmë shpresën në Shqipëri.
Një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni.
Gëzuar Vitin e Ri 2021. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...