Google ADS

Kryemadhi tregon çfarë qëndron pas tensioneve Meta-Rama, zbulon çfarë ka në dorë presidenti

09:52 | 3 Nëntor 2020
A. B.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e pyetur mbrëmjen e kaluar për gjuhën e ashpër që përdori kreu i shtetit, Ilir Meta në intervistën e fundit, Kryemadhi nuk e mohoi mundësinë që Rama të jetë duke ndezur ndonjë konflikt rajonal për të fshehur gjurmët e abuzimeve dhe skandaleve të tij.

Ajo u ndal te çështja e ndarjes së detit.

“Konflikti që kërkon të ndërtojë mes Turqisë dhe Greqisë. Ai gjithmonë kërkon t’i hedhë benzinë zjarrit. Aq peshë nuk ka ai, por edhe ka. Nuk e ka peshën ai për të ngritur anijet dhe topat. Por ka peshë për të krijuar një tymnajë të tillë dhe të vazhdojë që të japë koncesione dhe të pastrojë miliona për të forcuar pushtetin e tij.

A mund të shikoni që me ardhjen e Ramës, në krye të qeverisjes, roli i Shqipërisë në rajon është venitur dhe ka rënë në nivele që nuk ka qenë asnjëherë. E gjitha kjo është bërë me qëllim,” tha ajo.

“Presidenti ndoshta ka më shumë informacione,” shtoi Kryemadhi, duke u ndalur më pas te strategjia e shpopullimit të Shqipërisë.

“Rama përmes batutave i bën skip problemeve kryesore,” – tha Kryemadhi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme