Më tej, kryetarja e LSI tha se nuk do të ketë asnjë kompromis me një qeveri të zhytur në trafik dhe korrupsion, siç e quajti ajo.
“Ju e dini se si Edi Rama arriti të fitojë zgjedhjet. Në çdo vend të botës, çdo Kryeministër do të ishte dorëhequr me skandalet e njëpasnjëshme që i kanë ndodhur Edi Ramës”, tha kryetarja e LSI.
Kryemadhi theksoi se Edi Rama nuk është Zot as i drejtësisë dhe as i Shqiptarëve. “E shtuna është dita jonë për t’i treguar Edi Ramës, që asgjë nuk e ndal më popullin nga revolta e tij. Edi Rama nuk është Zot as i drejtësisë dhe as i Shqiptarëve. Nëse Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me bandat e drogës, fundi i tij do të jetë e shpejt dhe i tmerrshëm. I bëj thirrje të gjithë votuesve të LSI, të ngrihemi dhe ta rrëzojmë Edi Ramën. Nuk ka as njeri dhe as zot që mbron Edi Ramën”, tha Kryemadhi. /Top Chanel
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...