Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi takoi këtë të mërkurë banorët e zonës së Kombinatit, të cilët u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ata i kanë ndarë me kryemadhin shqetësimet e tyre, frikën se mos i largojnë nga shtëpia e tyre për t’i dërguar diku tjetër. Si përgjigje, kryetarja e LSI-së siguroi banorët që do të jetë krah tyre dhe se nuk do të lejojë tjetërsimin e pronës.
“Si t’iu heqin nga Kombinati dhe të cojnë në vend tjetër, është histori. Ne nuk do ta lejojnë, unë kaq po ju them do të jem këtu me ju. Këto shtëpi janë bërë me gjak, nuk janë tullat e atij. Këtë zonën unë e di shumë mirë që kur kam qenë deputete në 2001 historia dhe lidhja është ajo që ka ndërtuar. Ata e kanë ndërtuar kanë mbjellur çdo pemë. Nuk bëhet politikë me halle dhe varfërinë e njerëzve. Gjënë e para është ta shikojmë nga ana ligjore dhe mos të lejojmë askënd.”
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...