Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri thirrje strukturave të partisë të mobilizohen edhe gjatë festave për të sensibilizuar qytetarët për rrëzimin e Edi Ramës.
“Mos mendoni se duke qëndruar indiferent Rama do të ikë vetë, se nuk mbaron pilafi në kazan. Jo Rama nuk ikën, Ramën do ta largojmë ne! Nuk do ta largojnë partitë politike por shqiptarët” u tha ajo mbështetësve të partisë që ishin mbledhur sot paradite në Elbasan, prandaj kërkoi angazhim maksimal.
Monika Kryemadhi:”I bëj thirrje të gjithë strukturave të LSI-së në Elbasan të nisim pa ndalim – edhe natën e Vitit të Ri dhe Krishtilindjet dhe çdo ditë të zotit, derë më derë, -të senbilizojmë socialistët, ti zgjojmë e ta përmbysim këtë klikë kriminale që ka uzurpuar jo vetëm PS por gjithë Shqipërinë e shtetin shqiptar të përmbysim këtë klikë kriminale që po ia merr gjakun shqiptarëve.
Kryemadhi bëri sërish mea culpa për faktin që Rama erdhi në pushtet
Monika Kryemadhi: “Ne si LSI kemi fajin tonë që që i besuam dhe i dhamë shansin e mundësinë të bëhej kryeministër i Shqipërisë. Edhi si kryeministër duke u zvarritur me gjunjë në tokë për të marrë votat e LSI-së për tu bërë kryeministër. U ngrit si kryeministër dhe u pasurua duke sharë LSI dhe sulmuar LSI-në, u pasurua dhe u fuqizua duke çuar në kokën e shtetit bandat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, dhe më pas kërkonte tepsinë e timonin duke qenë koka e meduzës së krimit të organizuar në të gjithë rajonin. Nga këto gabime kemi mësuar dhe kemi pasur mundësinë për tu zgjuar dhe ndërgjegjësuar çdo shqiptar që çdo njeri që i jep Edi Ramës dhe bandës së tij oksigjen kryen tradhëti Kombëtare. Ai është varrmihësi i të gjithë shqiptarëve”./ora news
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...